Aktuale

Vetëm 67 të shëruar nga koronavirusi

Sot, është regjistruar numri më i lartë i të infektuarve me COVID- 19, prej 13 marsit e tutje.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 418 raste të reja dhe është raportuar për katër të vdekur.

Mirëpo numri i të shëruarve është shumë i ulët në krahasim me numrin e të infektuarve. Sot, sipas IKSHPK- së janë shëruar 67 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti./FaktePlus/