Aktuale

Vettingu, Rama: Mund ta bllokojnë përkohësisht, po jo ta pengojnë

Vetëm pak minuta pasi kreu i opozitës Lulzim Basha mbajti fjalimin në çadër, kryeministri Edi Rama shkruan në Tvvitter për seancën e sotme kuvendore.

“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama në profilin e tij në Tvvitter.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta thirri seancën e posaçme për këtë pasdite për ngritjen e komisioneve të Vettingut.

the authorSamir Dalipi