Aktuale

Vetura godet për vdekje 19 vjeçarin

Një 19 vjeçar ka vdekur mbrëmë pasi u godit nga vetura në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën ‘’Fahri Fazliu’’ në Prishtinë, ku një person 19 vjeçar u godit për vdekje nga një veturë.

Vdekjen e tij e konfirmoi edhe policia, derisa tha se nuk arriti t’i përballojë plagëve që mori.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.