Aktuale

Video horror, ndërron jetë në spital gruaja që u aksidentua së bashku me 2 fëmijët e saj (Pamje të rënda)

Vdes në spital gruaja që u aksidentua mesditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Jordan Misja”.

Një automjet përplasi tre persona, nënën me iniciale Dh. P., 37 vjeçe
dhe dy fëmijët e saj me iniciale

L.P dhe S.P teksa po tentonin të kalonin rrugën, ndërsa nëna ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Makina e përfshirë në aksident ka qenë një “Mercedez-Benz” ngjyrë gri me targa AA 476 EE.

Automjeti i përfshirë në aksident është në pronësi të Dhimitër Oneas, 45 vjeç, nga Delvina i cili është shpallur në kërkim nga policia, ndonëse nuk dihet me saktësi nëse ka qenë ai në drejtimin e automjetit gjatë aksidentit.

Dëshmitar në vendngjarje bën me dije se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, qytetarët i kërkuan drejtuesit të mjetit të ndalonte, por pikërisht në këtë kohë ai ka rritur shpejtësinë duke xhiruar gomat mbi trupin e një prej të aksidentuarve.