Aktuale

Vidhet arka e një restoranti në Fushë Kosovë

Është raportuar në polici se persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

Ankuesi shqiptar ka thënë se të njëjtit me focë kanë depërtuar brenda restorantit dhe nga aty kanë vjedhur arkën me një shumë parash rreth 3750 euro.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.