Aktuale

I vihet flaka një shtëpie në Llabjan të Novoberdës

Raportohet se të dyshuar të panjohur i kanë vëne zjarrin shtëpisë dhe garazhit pronë e viktimës nga fshati Llabjan të Novoberdës.

Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës nga zjarri janë dëmtuar një veturë, një traktor dhe kulmi i shtëpisë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje pas mesnate./KosovaPress/