Aktuale

Visar Ymeri reagon ashpër për arrestimin e Ramush Haradinajt

Ndaj arrestimit të liderit të AAK-së ka reaguar ashpër edhe lideri i VV-së, Visar Ymeri, raportin Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht.

the authorSamir Dalipi