Aktuale

Vitia bën thirrje për kujdes: Secili e ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që kanë vdekur sot si pasojë e koronavirusit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave për parandalimin e koronavirusit.

“Ju lutemi që të ndihmoni si asnjëherë tjetër me solidaritet të lartë dhe me vetdisiplinë të pashembullt.Ju e dini që nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t’i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjienës. Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik. Jemi bashkë në vështirësi dhe hidhërime”, ka thënë ai.

the authorGazetaKNN