Aktuale

Vjedhje e rëndë në Istog, vidhen para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Istog.

Një qytetar nga ky qytet ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme e stoli ari.

Për këtë rast ka njoftuar në raportin e saj ditor edhe Policia e Kosovës, e cila e ka kategorizuar si vjedhje e rëndë.

Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë, por nuk tregohet nëse ka ndonjë person të dyshuar që ka kryer këtë vepër./FaktePlus