Aktuale

Vjedhje grabitqare në Prugovc të Prishtinës, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në fshatin Prugovc të Prishtinës, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur disa pajisje bujqësorë me vlerë rreth 1370€ dhe një portofol në të cilën kishte 70€ para dhe dokumente te viktimës te cilin e kishin sulmuar.

Viktima sipas Policisë, ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ./KosovaPress/