Aktuale

Vjedhje në një lokal në Ferizaj, sulmohet pronari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj viktima mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte në sigurim të lokalit është sulmuar fizikisht nga  pesë të dyshuar.

Sipas viktimës,  të panjohurit, të maskuar, me forcë kanë depërtuar brenda lokalit dhe nga aty kanë kryer vjedhje dhe janë larguar në drejtim të panjohur, njofton Policia.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore ne kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor ne emergjencën e Ferizajt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të Policisë./KosovaPress/