Aktuale

Vjosa Osmani e heq nga zyra fotografinë e Thaçit, e vendos të Rugovës

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani në ditën e parë të punës si kryetare e Kuvendit e ka hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi.

Në të njëjtin vend, ajo ka vendosur fotografinë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Kjo u vërejt në takimin e saj me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Osmani dje deklaroi se angazhimin politik që dy dekada e ka bërë duke pasur vetëm një referencë, ish-presidentin Rugova.

“Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj. Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova. Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet”, ka shkroi Osmani. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN