Aktuale

Vjosa Osmani falënderon Dua Lipën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka falënderuar këngëtaren Dua Lipa në lidhje me kontributin që po jep duke bërë thirrje për liberalizimin e vizave, përmes festivalit ‘’Sunny Hill’’.

Osmani, në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë një nga thirrjet në këtë festival ‘’Më lë të lirë’’.

Ajo ka falënderuar Dua Lipën që i është bashkuar thirrjes të të gjithë qytetarëve, që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

“Faleminderit Dua Lipa që iu ke bashkuar thirrjes sonë kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuara prej kohësh”, ka shkruar Osmani.