Aktuale

Vjosa takon Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, tregon se çfarë biseduan

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Jens Erik Grondahl, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

“Osmani njoftoi diplomatët norvegjez për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LVV ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë, etj. ‘Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejtë që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar”, thuhet në njoftimin për media.

Diplomatët norvegjez falënderuan Osmanimpër bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.