Aktuale

Vlorë, grabitet me armë një pikë karburanti

Një karburant është grabitur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 ku tre persona të paidentifikuar kanë hyrë të maskuar dhe me armë zjarri në pikën e karburantit, ku kanë kërcënuar punonjësin, M.M., 60 vjeç.

Ata i kanë marrë atij një sasi prej 12 mijë lekësh të reja dhe një celular. Ndërkaq, policia ka ngritur pika kontrolli, teksa janë sekuestruar pamjet filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna për identfikimin dhe kapjen e tyre.

the authorE B