Sport

Vokrri, Dacicit: A ma ke lexuar zemrën?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se nuk merret me deklaratat e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic.

Ky i fundit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se Vokrri ende e ka për zemre klubin e futbollit, Partizani.

“A më paska lexuar zemrën mua Dacic, ta dijë se kënd e përkrahë dhe kënd jo”

“Nuk merrem me këtë çfarë ka thënë ai”, ka thënë Vokrri për klankosova.tv.