Sport

Vokrri: Kosova – Kroacia, ky ekip është favorit

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka parashikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë

Kosova dhe Kroacia do të përballen të enjten në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’ në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Numri një i futbollit kosovar, Fadil Vokkri beson se në këtë ndeshje favorite absolute është Kroacia, pasi në rrodhët e saja ka yje.

“Kroacia është një superfuqi futbolli dhe një favorite e madhe, ne jemi të vetëdijshëm se shanset tona kundër kroatëve janë minimale”, ka deklaruar Vokrri për Vecernji.hr,  përcjell Express.

“Por, ne do të bëjmë më të mirën në këtë lojë. Për Lojtarët është një sfidë e madhe dhe një nder i madh për të luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj kroatë”, ka theksuar Vokrri.

“A shpresoni se do ta mposhtni Kroacinë? Oh, jo. Kroacia është një favorite e madhe, por unë them përsëri – në futboll është faktori fat dhe surpriza, dhe çdo gjë është e mundur. Ajo do të jetë një festë e futbollit. Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë incident pasi luajnë dy popujt miq”, ka theksuar Vokrri.