Tech

Volkswagen paralajmëron Jetta’n e re

Volkswagen Jetta saloon i ri është zbuluar zyrtarisht para debutimit të tij të plotë që do të jetë në panairin e veturave në Detroit në janar të 2018-ës.

Derisa tregu europian i veturave të modelit saloon është duke u strukur çdoherë e më shumë falë modeleve SUV e crossover të avancuar, VW ka dizajnuar Jetta e ri në mënyrë specifike për tregun e Amerikës së Veriut, dhe nuk pritet që të lansohet edhe në BE, transmeton koha.net.

Në këtë foto të postuar nga Volkswagen nuk mund të vërehen detajet, por që sugjeron se ka dizajn të inspiruar në modelin Arteon të ri të vet.

the authorE B