Aktuale

Votimi për Demarkacionin, Beqaj i PDK-së ka një lutje për gjithë deputetët

Çështja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që këtyre ditëve të riprocedohet në Kuvendin e Republikës. Ndonëse koalicioni qeverisës ka ‘luhatje’ sa i përket numrave, ndryshe mendon deputetit i PDK-së, Besim Beqaj.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se të zgjedhurit e popullit duhet të jenë të bashkuar kur është në pyetje interesi shtetëror. “Besojë se gjithë deputetët e Kuvendit do të votojnë në interes të shtetit. Posaçërisht unë do të votojë ashtu siç është interesi i shtetit”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputeti i partisë së Veselit apelon opozitën që t’i paraqes  faktet e jo të bëj veprime që nuk sjellin imazh të mirë në opinion. “Të gjithë ata që kanë çfarëdo argumenti është debati publik”, ka thënë ai.

Ndryshe, ekzekutivi ka vendosur që marrëveshjen për Demarkacionin të riprocedojë në Kuvend muajin mars pasi ka përfunduar punën Komisioni për Matjen e Territorit. Derisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha për media se dy muajt e ardhshëm janë vendimtar për liberalizimin e vizave.

“Ne do të procedojmë në Kuvend me ligjin për ratifikim sigurisht në fillim të muajit mars, posa ta kemi edhe raportin e Komisionit për Matjen e Territorit. nuk ka argument më të fortë sesa ta dimë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

the authorSamir Dalipi