Rajon & Botë

Vrasësi i policëve në Dallas po planifikonte edhe shpërthime

25 vjeçari i cili qëlloi për vdekje pesë policë në Dallas, duke lënë edhe shtatë persona të tjerë të plagosur, kishte planifikuar një sulm edhe më të madh.

Këto deklarime i dha David Brown shefi i policisë së Dallasit, ku tha se Mikea Johnson, kreu këtë akt i zemëruar me vrasjen e fundit të njerëzve me ngjyrë nga ana e policisë, njofton Klan Kosova.

Brown, për CNN, tha se sulmuesi Johnson, një veteran i ushtrisë, po planifikonte një shpërthim me eksplozivë.