Rajon & Botë

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, Bushati mesazh homologut Lavrov

​Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka reaguar për vrasjen e ambasadorit rus të Turqisë, Dimitri Karlov.

Ministri Bushati i ka dërguar mesazh homologut të tij rus Dimitri Lavrov, ku dënon me forcë vrasjen e ambasadorit në Ankara.

“Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Ngushëllime Ministrisë së Jashtme ruse dhe Ministrit Lavrov” shkruan ministri Bushati.