Aktuale

Vrasja në Ferizaj, Policia tregon pse ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj rreth orës 18:00, kur një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në rrugën “Reçaku” të këtij qyteti.

Vrasjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje, kur i dyshuari pastaj qëlloi viktimën për vdekje, përcjell Gazeta Metro.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person tjetër.

Ndërkaq lidhur me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dhe janë kontrolluar shtëpitë e tyre.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar përcjell Gazeta Metro.