Aktuale

Vrasja në Pejë, arrestohet edhe i dyshuari tjetër

Policia e Pejës bën të ditur se është arritur që ta arrestojnë edhe të dyshimtin e dytë dhe është konfiskuar edhe arma tip: “V.B.V Bernardelli” dhe 2 thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra.

Viktimat e këtij rasti janë: I.N. (1962) i vdekur  dhe B.N ( 1996) i plagosur jashtë rrezikut për jetë, i cili është liruar nga Spitali pas dhënies se ndihmës mjekësore.

 

Të dyshuarit  janë: H.A (1996)- i arrestuar në vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes.

 

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahen në ndalim policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.

 

Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale./KosovaPress/