Rajon & Botë

Vriten dy policë në Iowa

Dy policë janë vrarë në shtetin amerikan Iowa kanë bërë të ditur sot zyrtarët policor.

Vrasja për të cilën Policia thotë se është kryer nga një pritë, ka ndodhur rreth orës një pas mesnate sipas kohës lokale.

Detajet e kësaj vrasje të dyfishtë nuk janë të njohura por Policia ka paralajmëruar një konferencë për gazetarë për më vonë.