Rajon & Botë

Vritet i dyshuari për sulmin terrorist në Bruksel

Policia belge ka qëlluar një të dyshuar në qendër të Brukselit, pas një eksplodimi në një stacion hekurudhor i cili ndodhi mbrëmë.

Ekipi i specializur i policisë për bomba e ka kryer një shpërthim të kontrolluar të jelekut me bombë, të cilin i dyshuari e kishte në Stacionin Qendror dhe ishte kontrolluar për të parë nëse ai kishte gjëra të tjera të rrezikshme.

Nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar.

Zyra e prokurorit të Brukselit njoftoi se duket se është penguar një “sulm terrorist”.

I dyshuari është konfirmuar i vdekur nga policia./KosovaPress/