Aktuale

Vritet kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri. Lajmin për vdekjen e Idrizit e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës.

Alsat jo zyrtarisht mëson se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.

the authorE B