AktualeRajon & Botë

Vritet lideri i Al Kaidës, reagon Biden

Një nga liderët famëkeq të Al Kaidës është vrarë nga forcat amerikane, në kuadër të operacionit kundër terrorizmit.

Ayman al-Zawahiri, që ishte një nga udhëheqësit e lartë të organizatës terroriste Al Kaida, u vra në Afganistan të shtunën në një sulm me dron.

Ai ishte zëvendës i themeluesit të grupit terrorist, Osama bin Laden, kur ndodhi sulmi i shtatorit të 2001 kundër SHBA’ve.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se tani drejtësia është vendosur, dhe udhëheqësi terrorist nuk është më.

Ai tutje shtoi se SHBA’të do vazhdojnë të dëshmojnë vendosmërinë për të mbrojtur popullin amerikan, ndaj atyre që duan ta dëmtojnë.

“Njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga vrasësi i egër dhe i vendosur. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na dëmtojnë. E bëjmë të qartë sërish sonte se sado kohë të zgjasë, kudo që të fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, Shtetet e Bashkuara do t’ju gjejnë dhe do t’ju heqin qafesh”, tha presidenti Biden.