Aktuale

Vritet me automatik një 25 vjeçar në këtë vend shqiptar

Një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri në malin e fshatit Luzhë të Tropojës.

Viktima është shtetasi me inicialet R.A.

Policia thotë se 25 vjeçari, i cili po kulloste bagëtitë, është vrarë me automatik për motive të ulëta nga 23 vjeçari S.R, shkruan Top Channel.

Autori i krimit është kapur nga policia në Qafë-Luzhë.

Grupi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.