Rajon & Botë

Vritet një nxënës nga shpërthimi në shkollë

Një shpërthim ka ndodhur në një shkollë në Dagestan, një nga republikat e Kaukazit Verior në Rusi.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Dagestanit, një bombë artizanale ka shpërthyer në kabinetin e informatikës të një shkolle në rajonin Tsumadinskiy.

Si pasojë e shpërthimit një nxënës ka humbur jetën, kurse 11 nxënës të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 3 më rëndë.

Nga ministria thonë se deri tek incidenti ka ardhur si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të armës, kurse drejtori i shkollës Shamil Abakarov ka theksuar se mjeti që ka shpërthyer ka qenë bombë artizanale, të cilën njëri nga nxënësit e ka sjellë në shkollë.