Aktuale

Vuçiq: Haradinaj do të bëhet zëvendëskryeministër, Veseli kryeministër

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sot se pas lirimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Kosovë ekziston mundësia për një plan ku Kadri Veseli do të vendoset në postin e kryeministrit ndërsa Ramush Haradinaj do të jetë zëvendëskryeministër.

Sipas tij, të gjitha këto zhvillime dhe vendime po ndodhin për këtë arsye politike. Sipas tij pikërisht kthimi i Haradinajt në Kosovë dhe paralajmërimet për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë janë disa prej këtyre shenjave, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Vuçiq gjithashtu ka shtuar se Serbia ka dërguar notë protese në Francë duke mos përmendur mundësinë e prishjes së raporteve me shtetin francez./Indeksonline/

the authorSamir Dalipi