Aktuale

Vuçiq: Kapitulli 35 për Kosovën është më i vështiri për Serbinë në rrugën e saj në BE

Kryeministri Aleksandar Vuçiq tha se ai është i bindur se Serbia do të vazhdojë fuqishëm rrugën evropiane kur ai për një muaj, dy ose tre do të largohet nga qeveria.

Vuçiqi, në një takim në Beograd me anëtarët e Grupit Punues të Këshillit të zgjerimit të BE-së dhe përfaqësuesve të Këshillit të BE-së dhe Komisioni Evropian, tha se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, duke ruajtur marrëdhëniet tradicionale të mira me miqtë nga Lindja.

“Serbia është në rrugën e saj evropiane, sepse ne mendojmë se i përkasim këtij lloji të shoqërisë dhe ne do të dëshironim që të bashkohemi me vendet që besojnë në demokraci, ndërmarrësi, të drejtat e njeriut, edhe pse e di se gjithmonë do të ketë shumë ankesa dhe kërkesa për sjelljen tonë”, u shpreh kryeministri serb, raporton agjensia Beta.

Vuçiqi u ka thënë përfaqësuesve të BE-së për Serbinë, gjatë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, më i vështirë është kapitulli 35 për Kosovën dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për anëtarësim në BE.

Kryeministri tha se nuk është gjithmonë e lehtë për të bindur qytetarët për “tregimin evropian”, sepse publiku herë pas here e sheh BE-në si një lloj “makine”, që kryen një presion të madh mbi ne për shkak të Kosovës, e cila ka qenë gjithmonë problemi më i madh për BE-në në rajon.

Vuçiq theksoi se ndoshta gabimi i tij dhe kolegëve të tij është se ata nuk kanë promovuar një numër të gjërave që BE ka bërë për Serbinë, veçanërisht rreth donacioneve dhe investimeve, të cilat nuk janë të krahasueshme me ato të vendeve të tjera.

“Herë pas here qytetarët, me të drejtë, e shohim se BE-ja po përdor fuqinë e saj që të ushtrojë më shumë presion mbi Serbinë. Unë nuk dua të ankohem ose të qaj para jush, sepse ne e dimë se procesi i pranimit nuk është i lehtë, dhe nuk ishte as për vendet e tjera. Megjithatë, ndryshe nga të tjerët ne kemi kapitullin 35, i cila është i lidhur me të gjithë kapitujt e tjerë”, tha Vuçiq.

Kryeministri theksoi se Serbia ka bërë shumë në këtë fushë, por është ballafaquar me “disa çështje të pakuptimta në të cilat insistohej”.

“Kështu rreth urës në Mitrovicë ishte historia më budallaqe që kam dëgjuar ndonjëherë. Ne e kemi bërë punën tonë dhe kemi arritur që ta zgjidhim këtë çështje. Megjithatë, nuk deshën që të shohin rezultatet, dhe e transferuan atë në një nivel tjetër, me arsyetimin se ajo nuk është çështje e shtetit të Serbisë, por se kjo është një çështje për nivelin lokal”, ka sqaroi kryeministri serb. /GazetaExpress/