Aktuale

Vuçiq pas bisedimeve me Thaçin tha ministrat do të hyjnë edhe pa leje, kjo është “përgjigja” e zyrtarëve kosovar!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka paralajmëruar se zyrtarët serbë do të shkojnë në Kosovë, pavarësisht ndalesës.

“Me ose pa leje ata do të shkojë në Veri të Mitrovicës “ hajt ta shohim se çfarë do të bëni rreth kësaj çështjeje”, kishte thënë Vuçiq duke e transmetuar atmosferën e bisedimeve te Mogherini me Thaçin në Bruksel të premten që shkoi.

Në lidhje me këtë deklaratë të presidentit serb “Gazeta Blic”, ka tentuar të kontaktoj me këshilltarin e presidentit, Ardian Arifaj por i cili i mbylli telefonin redaksisë.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, është munduar të kontaktoj edhe me këshilltarin për media të kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi por as ky i fundit nuk i ka hapur telefonin redaksisë.