Aktuale

Vuçiq thotë se planifikon ta vizitojë Kosovën

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se planifikon ta vizitojë Kosovën.

“Ne u kemi informuar organeve zyrtare të Prishtinës, ndërsa e tyre është nëse na lejojnë”, deklaroi Vuçiq gjatë vizitës së tij në Rusi, për televizionin Pink.

Ndërkaq në pyetjen se Prishtina zyrtare ka vënë kushte në lejimin e vizitës së tij, ai u përgjigj se “ kam menduar ta vizitojë Kosovën, por tani çështja është se a do ta vizitoj”.