Aktuale

Vulin thotë se vendimet rreth çështjes së Kosovës i marrin politikanët serbë, jo Kisha Ortodokse

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se Kisha Ortodokse Serbë është një nga institucionet më të respektuara në Serbi.

Ai ka thënë se i vlerëson rekomandimet e Kishës rreth çështjes së Kosovës mirëpo këto rekomandime nuk e përcaktojnë politikën e qeverisë serbe, përcjell lajmi.net.

Vulin ka theksuar se Serbia është një shtet laik ku politikanët marrin vendimet.

“Respekt dhe mirënjohje për kontributet e Kishës por Serbia është një shtet laik, ku politikanët e zgjedhur nga populli i marrin vendimet”./Lajmi.net/