Kuriozitete

Vullkani japonez afër shpërthimit

Një ndër vullkanet më aktive të Japonisë, mund të jetë afër një shpërthimi madhor, thotë hulumtimi, shkruan The Independent.

Një ekip i ekspertëve hartuan “sistemi hidraulik” të natyrshëm të vullkanit Sakurajima, në skajin jug-perëndimor të Kyushu, nëJ aponi, për të zbuluar një rritje të konsiderueshme të rezervave të magmës.

Ndërtimi i magmës brenda vullkanit mund të përsëris shpërthimin vdekjeprurës të vitit 1914, i cili vrau 58 persona në qytetin bregdetar në Kagoshima, i cili është quajtur “Napoli i Botës Lindore”, transmeton KosovaPress.