Aktuale

VV: Ne do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot

25 mijë qytetarë të Kosovës mendohet ta kenë nënshkruar peticionin “duam zgjedhje” që është nisur nga Vetëvendosje.

Nga Vetëvendosje thonë se me 6 tetor qytetarët i dhanë fund mendësisë 20 vjeçare të qeverisjes me korrupsion, krim e cenuese të sovranitetit.

E po ashtu nga Vetëvendosje derisa kanë publikuar një fotografi me njoftimin se janë bërë 25 mijë nënshkrime brenda dy ditësh, thuhet se ndryshimi që ka ndodhur me ardhjen e Vetëvendosjes në krye të shtetit mund të kthehet, e që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.
Në fund thuhet se do të rrëzojnë siç thonë abuzuesit nga pushteti, përcjellë FaktePlus.

“Qytetarët janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit. Me 6 tetor ata i dhanë fund mendësisë 20 vjeçare te qeverisjes me korrupsion, krim e cenuese të sovranitetit, ndërkohë gjatë kësaj kohe jemi dëshmitarë së në Kosovë ka shpresë dhe se mund të qeveriset me duar të pastra. Ndryshimi që ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapa, ndërkaq zgjedhjet janë zgjidhja e vetme përpara. Përmes peticionit që kemi filluar dje gjithandej Republikës janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime fizike. Interesimi i jashtëzakonshëm qytetar na jep vullnet edhe më shumë që të vazhdojmë punën për të cilën jemi zotuar dhe rrugën përpara që kemi nisur. Ne do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot”, thuhet në njoftimin e VV.