Aktuale

Wallström: Pozita dhe opozita të dialogojnë për demarkacionin

Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot është takuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit në konferencën për media ministrja e jashtme e Suedisë beson se Kosova ka një të ardhme e evropiane, mirëpo për këtë ajo tha se autoritetet e Kosovës i kanë vënë detyra vetes për ti përmbushur para liberalizimit dhe anëtarësimit në BE.

“E di që është vështirë përmbushja e kritereve sic është shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit, por inkurajoj pozitën dhe opozitën për një dialog, sepse vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe miratimin e demarkacionit duhet përmbushur për të pasur Kosova liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Sipas saj edhe dialogu me Serbinë duhet vazhduar ndërmjet Kosovës dhe Serbsë.

Ministri Hoxhaj tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë tash pas lirimit të Haradianajt.

Hoxhaj tha se me ministren e Suedisë kanë biseduar për shumë çështje ngase Suedia është një shtet mik i Kosovës.

Sipas tij është biseduar për investimet mundshme suedeze në Kosovë sepse Kosova ka përmirësuar klimën ambientale biznesore në vitet e fundit.

Sipas Hoxhajt, Suedia është e interesuar ta ndihmojë Kosovën edhe në Integrimin evropian. /KP