Tech

Walmart përgatitet për të hyrë në metaverse

Walmart duket se po futet në metaverse me plane për të krijuar kriptomonedhën e vet dhe koleksionin e NFT-ve.

Shitësi i madh me pakicë paraqiti disa marka të reja në fund të muajit të kaluar që tregojnë qëllimin e tij për të prodhuar dhe shitur mallra virtuale.

Në një dosje të veçantë, Walmart tha se do t’u ofronte përdoruesve një monedhë virtuale, si dhe tokena të pandryshueshëm ose NFT.

“Ne jemi duke testuar ide të reja gjatë gjithë kohës,” shtoi kompania. “Disa ide bëhen produkte ose shërbime që i bëjnë klientët, ndersa disa i testojmë, përsërisim dhe mësojmë prej tyre.”