Sport

Warriors merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes së tretë

LOS ANGELES, CALIFORNIA - APRIL 26: Kevin Durant #35 of the Golden State Warriors reacts as he leaves the game late in the fourth quarter in a 129-110 win over the LA Clippers during Game Six of Round One of the 2019 NBA Playoffs at Staples Center on April 26, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images) NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.

Ndeshja e tretë finale e play off-it në NBA do të luhet sonte pas orës 00:00.

Aty do të përballen kampionët në fuqi Golden State Warriors (perëndim) kundër kampionëve të konferencës së lindjes, Toronto Raptors.

Për këtë ndeshje të rëndësishme, skuadra e Steve Kerr nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Kevin Durant, transmeton lajmi.net.

KD kishte pësuar një dëmtim më herët gjatë fazës play off, lëndim që ia humbi dy ndeshje kundër Houston dhe serinë ndaj Portland.

Trajneri i Warriors ka konfirmuar së fundmi se Durant edhe zyrtarisht do të mungojë edhe në ndeshjen e tretë finale ndaj Toronto.

Kjo do të jetë mungesë e madhe kundër një Toronto që po kalon në periudhën më të mirë viteve të fundit, derisa seria pas dy ndeshjeve të zhvilluara është 1-1. /Lajmi.net/