Sport

Warriors tregojnë forcën ndaj Oklahomas

Golden State Warriors kanë triumfuar si mysafir të Oklahoma City Thunder.
Dyshja Klay Thompson dhe Stephen Curry ishin të pandalshëm për mbrojtjen e Thunder, duke realizuar së bashku 57 pikë, në fitoren e nën kampionëve 111:95. Thompson e mbylli ndeshjen me 34 pikë, kurse Curry shtoi 23 të tjera.Një rol kyç në fitoren e 56-të sezonale të Warriors pati edhe mbrojtja e mirë e ekipit që ndali yllin e Thunder, Russell Westbrook në vetëm 15 pikë të realizuara.
Ndeshje dramatike u zhvillua në Toyota Center të Houstonit, aty ku ekipi vendas triumfoi me rezultat të ngushtë 125:124 ndaj Denver Nuggets, falë një shënimi të James Harden 2.4 sekonda para fundit të takimit. Heroi i kësaj sfide Harden e mbylli ndeshjen me 39 pikë, 11 asistime dhe 7 kërcime që i siguron Rockets qetësi në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit. Isaiah Thomas udhëhoqi Boston Celtics ndaj drejt fitores 110:102 ndaj Washington Wizards duke qenë ylli i mbrëmjes me 25 pikë të shënuara për skuadrën nga Massachusets. Rikthimi i tij në parket pas lëndimit në gjurin e djathtë rezultoi i rëndësishëm për Celtics që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në TD Garden duke qenë gjithmonë në kontroll të ndeshjes.