Sport

Wenger dëshiron që Giovanni van Bronckhorst të jetë pasuesi i tij në Arsenal

Arsene Wenger raportohet se ka identifikuar ish yllin e Arsenalit, Giovanni van Bronckhorst, si personin që duhet të zëvendësoj atë në Emirates.

Francezi nënshkroi marrëveshje dy vjeçare me “Topçinjtë” në muajin maj të vitit të kaluar, por ai ka pranuar se do të shqyrtoj opsionet në fund të sezonit dhe klubi dëshiron të sigurohet që çdo hap që merret të ketë një tranzicion të butë, transmeton portali arbresh.info.

Van Bronckhorst, mori detyrën në Feyenoord në vitin 2015 dhe i siguroi gjigantin holandez titullin në ligë sezonin e kaluar pasi fitoi Kupën KNVB në edicionin e tij debutues.

Giovanni van Bronckhorst shpenzoi tri vite në Arsenal
42-vjeçari shpenzoi tri sezone te “Topçinjtë” para se t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2004 dhe fitoi dy trofe në
Arsenal gjatë vitit 2002.

Wenger thuhet se është i impresionuar nga stili i Van Bronckhorstit në menaxhim dhe mënyrën se si ai dërgoi Feyenoordin drejt titullit të parë pas 18 viteve.

Ish ylli i Barcelonës ka punuar me yjet si Guus Hiddink, Dick Advocaat dhe Frank Rijkkard gjatë karrierës së tij.
Arsenali do të kërkojë këshilla nga Wenger se kush duhet të jetë pasuesi i tij dhe francezi thuhet se është duke këshilluar Van Bronckhorsit si kandidat perfekt.

Trajnerët si Thomas Tuchel, Eddie Howe dhe Massimiliano Allegri do të konsiderohen gjithashtu nga hierarkia e Arsenalit, por Wenger besohet se do ketë më shumë ndikim në këtë vendim./arbresh.info/