Sport

Wenger: Kësaj skuadre nuk do t’ia shesim kurrë Sanchezin (Foto)

Arsenali ka vendosur që Alexis Sanchez mos t’ia shes Manchester City
E ardhmja e Alexis Sanchezit vazhdon të mbetet e paqarët. Lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin londinez, derisa nuk ka pranuar ta vazhdoj bashkëpunimin.

Manchester City është skuadra që po kërkon transferimin e ish anëtarit të Barcelonës. Por, Arsenali ka vendosur që Sanchez mos t’ia shes Cityt, shkruan Daily Mail.

Thuhet se Arsen Wenger nuk dëshiron të përsëris gabimet e viteve të kaluara duke iu shitur yje rivalëve të Premierligë, përcjell Express.

Arsenali do ta shes Sanchezin vetëm te ndonjë skuadër jashtë Premierligës. Interesim për ta transferuar kilianin ka shfaqur disa skuadra të mëdha si: PSG, Juventus, Inter e Bayern Munich. /Express/