Tech

WhatsApp duket se do të shtojë opsionin për të biseduar duke përdorur shumë pajisje menjëherë

Për dallim nga shumë prej konkurrentëve të tij, WhatsApp ende kufizon përdoruesit e tij në një pajisje kryesore.

Mesazhet nuk mund të sinkronizohen midis telefonave të ndryshëm dhe aktivizimi i WhatsApp në njërën pajisje do të thotë të dilni nga një paisje tjetër, transmeton lajmi.net.

Kompania ofron mundësinë për të dërguar mesazhe nga një pajisje tjetër, siç është një kompjuter, duke përdorur WhatsApp Web. Por ai aplikacion është mjaft i kufizuar, kërkon një lidhje të vazhdueshme me telefonin dhe ka vetëm veçori të kufizuara.

Përditësimi i ri mund të sjellë mundësinë e përdorimit të WhatsApp të vërtetë në një sërë pajisjesh të ndryshme, me mesazhe që sinkronizohen midis tyre, sipas rrjedhjeve.

Karakteristika e re u gjet nga WABetaInfo, një llogari në Twitter që gjurmon tiparet e reja të WhatsApp në versionet e hershme dhe të paarritura të aplikacionit.

the authorGazetaKNN