Tech

WhatsApp shpjegon pse pati ndërprerje në gjithë botën

WhatsApp është detyruar të shpjegojë pse ra prej sistemit për disa orë natën e mbrëmshme, duke i lënë 1.2 miliardë përdorues jashtë shërbimit.

Shërbimi ndërkombëtar për mesazhe ra mbrëmë dhe u kthye në funksion gjatë mesnatës, pasi pati ndërprerje për disa orë.

Përdoruesit mbetën të hutuar nga ajo që kishte ndodhur, pasi nuk po mund ta përdornin shërbimin për mesazhe, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënës i WhatsApp tha në një e-mail për Business Insider:

“Më herët sot, përdoruesit e WhatsApp në gjithë botën nuk kishin qasje në WhatsApp për disa orë. Ne e kemi rregulluar tani këtë problem dhe kërkojmë falje për shqetësimin”.

Sipas Business Insider, rënia e WhatsApp kishte të bënte me një veçori të re e cila u shtua në shërbim.

the authorE B