Ekonomi

Willems: Korrupsione vazhdon të mbetet pengesë për zhvillim të Kosovës

Investimet në tregti janë të pamundshme pa siguri ligjore. Korrupsioni fatkeqësisht edhe më tutje vazhdon të mbetet pengesë madhore për zhvillim.

Kosova duhet të demonstroj  progres të konsiderueshëm në luftimin e korrupsion dhe krimit të organizuar. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSa) do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të afarizmit dhe kushteve për të bërë biznes në Kosovë. Kjo është koha e duhur që të intensifikohen këto përpjekje po edhe përkushtime. Kështu tha sot  ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, në tryezën “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë”, që është organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti i Prishtinës për Politika Studimore (PIPS) si dhe ambasada e mbretërisë Holandezë.

 

“MSA do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të afarizmit dhe kushteve për të bërë biznes në Kosovë. Kjo është koha e duhur që të intensifikohen këto përpjekje po edhe përkushtime….Janë një varg elementesh kyçe, të cilat duhet të vihen në vend në mënyrë që të krijohet një mjedis, i cili me të vërtetë do të jetë i favorshëm për zhvillimor ekonomik dhe për të joshur investime të huaja. Këto elemente janë në të vërtetë institucionet,  të cilat funksionojnë mirë, shteti ligjor, sundimi  i së drejtës , për t’u siguruar  që kemi gjyqësor,  të cilit i besohet adresimi i korrupsionit dhe mirëmbajtja e stabilitetit makroekonomik….Investimet në tregti janë të pamundshme pa siguri ligjore. Korrupsione fatkeqësisht edhe më tutje vazhdon të mbetet pengesë madhore për rritën dhe Kosova duhet të demonstroj progres të konsiderueshëm në luftimin e korrupsion dhe krimit të organizuar”, tha  Willems.

Në ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë,  Hykmete Bajrami, ka thënë se luftën kundër korrupsionit ia kemi borxh vetvetes. Ndërsa kërkoi edhe presion nga ndërkombëtarët. Ajo ka folur edhe për gatishmërinë që Qeveria e ka karshi investitorëve të huaj dhe atyre vendore.

 

“Mendoj që kjo nuk të bëhet nga një nivel qoftë qeveritar por është një luftë të cilën ne si shoqëri ia kemi borxh vetvetes  dhe duhet të bashkëpunojmë me të gjithë akterët . Normalisht të ketë edhe presion nga ndërkombëtarët kjo gjithsesi është e mirëseardhur…Ministritë e ndryshme kanë marrë përgjegjësi që në fakte të heqin të gjitha barrierat të cilat ne i kemi diktuar deri më sot që paraqesin pengesë në zgjerimin e bizneseve….MSA po mendojmë që ka me bërë shumë herë më atraktive Kosovën karshi investitorëve potencial të cilët shikojnë të investojnë në Kosovë. “, tha Bajrami.

Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit Evropian të Investitorëve , ka cituar raportet e fundit atë progresit dhe të bërit biznes ku Kosova renditet në fund  për sa i përket sundimit të ligji dhe krijimit të organizuar. Sipas tij këto janë kritere bazë të shtetit funksional.

 

“Sipas raportet të progresit të vitit 2015 nga Komisioni Evropian tregon se në raport me vendet fqinje Kosova radhitet në mënyra të konsiderueshme më dobët se sa vendet e rajonit. Në krahasim në veçanti me Maqedoninë dhe Malin e zi. Sidomos sa i përket kritereve ekonomike dhe sundimit të ligjit. Këto kriteret siç janë ekzistenca e një ekonomie e tregut funksional , kapacitete për të përballuar presione në konkurrencë brenda Bashkimit Evropian , funksionimi i gjyqësorit si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuara. Në të gjitha këto kategori , Kosova për fat të keq vazhdon të radhitet e fundit në rajon dhe rajoni është ashtu është mjaftë largët prej shteteve  BE-se”, tha Balija.

Diskutime të tilla përmes tryezave do të mundësojnë që bizneset dhe ata që dëshirojnë të jenë prezent në tregjet e BE-së të  marrin këshilla dhe përvoja të ndryshme nga shtete anëtare të BE-së./