Tech

“Wolkswagen” tërheq 74.000 “Tuareg” për shkak të pompës për karburante

Kompania gjermane “Wolkswagen” do të tërheqë nga SHBA-ja rreth 74.000 automjete të tipit “Tuareg”, për shkak të problemeve me pompën për karburante, e cila mund të çojë në rrjedhjen e benzinës.

Nga tregu amerikan do të tërhiqen automjetet “Tuareg” me motor me benzinë, të prodhuara në periudhën 2004 deri 2007.