Trajneri i Barcelonës Xavi, ka kërkuar nga presidenti i klubit të mundësojë rikthimin e ish lojtarit Lionel Messi.
Sipas njërës nga mediat e huaja, Xavi ka kërkuar që argjentinasi të rikthehet para përfundimit të sezonit të ardhshëm.
Messi, që u transferua në PSG i skadon kontrata me 30 qershor 2023, dhe kështu ekziston mundësia që të kthehet sërish në Barcelonë.
Xavi, që ende shpreson te rikthimi i Messit, tha se ai mund të kontribuojë shumë në aspektin financiar dhe sportiv të ekipit.
Transferimi i Messi në PSG, pati marrë vëmendje të madhe derisa tifozët e Barcelonës ishin shprehur tejet të zhgënjyer me vendimin e argjentinasit.