Sport

Xhaka: Gati për të bërë ëndrrën realitet

Zvicra e ka mposhtur 1:0 Irlandën Veriore dhe është rrugës së mirë për të siguruar biletën për Kupën e Botës.

Zvicra ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-off”it për Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim 0:1 Irlandën Veriore, shkruan Gazeta Express.

Granit Xhaka, që bëri paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje, tha se janë gati për t’i bërë ëndrrat realitet.

“Sytë kah Rusia, për të bërë ëndrrën e radhës realitet”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /Gazeta Express/