Aktuale

Xhamajli premton ndërtimin e sallës sportive për Mohlan dhe Krushicë e Epërme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli në vazhdim të fushatës elektorale, ka takuar qyetarët e fshatrave Mohlan dhe Krushicë e Epërme, ku u zotua se do të punojë për të gjithë dhe së bashku do ta qeverisin Komunën e Suharekës.

“Takim i shkëlqyeshëm me simpatizantët e PDK-së së fshatit Mohlan dhe Krushicë e Epërme. Para tyre u zotova që do të punojë për të gjithë dhe së bashku do ta qeverisim Komunën e Suharekës. Disa nga prioritetet për këto fshatra: ✔Ndërtimi i një salle sportive për të gjithë fshatrat përreth që t’iu mundësojmë aktivitete sportive; ✔Rregullimi i oborrit të shkollës; ✔Investime në bujqësi dhe blegtori; ✔Zgjidhja e problemit të ujit etj. #forcaendryshimit #PDK94✔”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.