Aktuale

Xhavit Haliti – Hazirit: E ke obligim funksional ta kundërshtosh PAN’in

Pas deklaratës së Lutfi Hazirit i cili tha që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vota për PAN-in, as atë të Teuta Rogovës, një kundërpërgjigje për këtë vjen nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se Lutfi Haziri e ka për obligim funksional ta kundërshtoj koalicionin PAN.

“Është obligim funksional i Lutfi Hazirit për të kundërshtuar koalicionin me PAN, ashtu siç është obligim shtetërore qe të gjendet zgjedhje për krijimin e institucioneve te reja te Kosovës”, tha Haliti për gazetën Blic.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë faktorët relevant politik që të japin kontributin e tyre për krijimin e një koalicioni gjithëpërfshirës, për të nxjerrë Kosovën nga kriza ekonomike, e po ashtu sipas tij ky koalicion garanton edhe anëtarësimin në OKB, BE dhe NATO.

“Duke i njohur të metat ne qeverisje gjatë funksionimit te koalicionit të kaluar, pres reflektim nga të gjithë faktorët relevant politik në Kosovë, që të japin kontributin e tyre për krijimin e një koalicioni gjithëpërfshirëses me objektiva e detyra të ndara, për ta nxjerre Kosovën nga kriza ekonomike, për ta luftuar krimin e korrupsionin, për te hape vende te reja pune për qytetaret, për të përfunduar procesin qe i garanton Kosovës anëtarësimin ne OKB, BE, NATO”, tha Haliti.

the authorE B